19:14 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Policia jep detaje për plagosjen në Podujevë

Policia e Kosovës ka konfirmuar për IndeksOnline se ka ndodhur një palgosje gjatë ditës në Podujevë.

Zëdhënësi i PK, Daut Hoxha ka thënë se një person është plagosur në rrugën “Ali Ajeti”.

Sipas tij ai është dërguar për trajtim mjekësor.

“Më 23.05.2020 në orën 16:16 kemi pranuar një informatë se një person është plagosur në Rr. Ali Ajeti në Podujevë. Njësitet policore iu kane përgjigjur rastit dhe janë duke zhvilluar hetime për rastin.

Një person është dërguar për trajtim mjekësor dhe për gjendjen e tij mund të iu referoheni autoriteteve shëndetësore”, tha ai./IndeksOnline/