75 Mall Live Search
19:50 / E Premte, 16 Korrik 2021 / OSH

Policia jep detaje për policin i cili u vetaksidentua me motoçikletë zyrtare

IndeksOnline më parë raportoi që një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vetakisdentuar në autostradën “Ibrahi Rugova” me motoçikletë zyrtare.

Baki Kelani, zëdhënës në PK, për IndeksOnline ka thënë se njësiti i motoçiklistëve përderisa ishte ne përcjellje te biçikletave, njëri nga zyrtarët ka pasur një vetaksident trafiku me motoçikletë zyrtare të policies.

Sipas tij, i aksidentuari po merr trajtimin mjekësor në QKUK.

“Vetaksident trafiku me lëndime

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi te daljes Jugu – Prizren.  

Rreth orës 14:37, njësiti i motoçiklistëve përderisa ishte ne përcjellje te biçikletave, njeri nga zyrtaret ka pasur një vetaksident trafiku me motoçikletë zyrtare te policisë, i njëjti është dërguar ne emergjencën rajonale ne Prizren dhe pas trajtimit fillestar është dërguar per ne QKUK ne Prishtine. 

Me rastin po merren hetimet e trafikut per te identifikuar shkaqet e aksidentit.

Garat kane qene me karakter ndërkombëtarë te biçikletave “Tour of Kosovo 2021””, tha ai./IndeksOnline/