75 Mall Live Search
22:15 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për policin e goditur nga një veturë në Podujevë

Sot gjatë orëve të mbrëmjes është goditur një pjesëtar i policisë nga një veturë në Podujevë.

Siç ka raportuar Indeksonline më pas vetura ka ikur nga vendi i ngjarjës.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin.

“Sot rreth orës 20:30, ne Podujeve, një zyrtar i policisë deri sa ishte duke kryer detyrën e tij zyrtare, ne një pike kontrolli, është goditur nga një veture e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar per tretman mjekësor. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.