75 Mall Live Search
13:15 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / Blerim

Policia jep detaje për rastin e 22-vjeçarit në Istog

Gjatë ditës së sotme një 22-vjeçar nga Istogu dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35 minuta në fshati Banjë të Istogut, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonlinen, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Më 8.02 në orën 11:35 polica është informuar se në fshatin Banjë, një person ishte pa shenja jete, menjëherë rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante dhe gjithashtu një ekip mjekësor. I vdekuri është një mashkull i lindur, më 1999. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe pritet të dalim me informacione të reja”, ka thënë Rugova./Indeksonline