75 Mall Live Search
23:31 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për rastin e anëtarit të Nismës që e kërcënoi Kurtin me vrasje

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për IndeksOnline se është duke u merr me rastin e anëtarit të NISMA-s, Haxhi Hotit.

Ai ka thënë se PK janëndërmarr veprimet konform autorizimeve ligjore.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës ka trajtuar informacionin e publikuar dhe sipas deryrës zyrtare ka ndërmarr veprimet konform autorizimeve ligjore që ka. Të gjitha veprimet e mëtejm do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Hoti ka bërë thirrje përmes Facebookut që lideri i VV-së të vritet ose të lëshoj Kosovë.

Indeksonline përmes burimeve të saja ka mësuar se shtëpia e Hotit është bastisur nga Policia e Kosovës./IndeksOnline/