75 Mall Live Search
23:34 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / OSH

Policia jep detaje për rastin në Metehi të Podujevës: Një 20 vjeçare u gjend pa shenja jete

IndeksOnline ka raportuar pak më parë për një rast të dyshuar të vetëvrasjes në fshatin Metehi të komunës së Podujevës.

Ndërsa lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Ai ka treguar se informatën e kanë marrë rreth orës 20, ndërsa viktima një 20 vjeçare ishte dërguar oa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një person  pa shenja jete, në fshatin Metehi të Podujevës.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që viktima, femër, rreth 20 vjeç. është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku nga mjekët emergjent është konstatur vdekja e saj”, tha Borovci për IndeksOnline.

Tutje Borovci ka bërë të ditur se aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.​​