17:38 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për rastin tragjik në Raushiq të Pejës

Një person ka vdekur në Raushiq të Pejës pas kontaktit me rrymën.

Sh.Sh i lindur më 1987, kishte pësuar lëndime trupore, i njejti është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarr masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe në spital dhe nga ekipi mjekësor rreth ores 13:00, është konstatuar vdekja e viktimës.

Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, njofton Policia e Kosovës.