75 Mall Live Search
12:20 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / k.v

Policia jep detaje për rrahjen masive mes nxënësish, dy lëndohen rëndë, pesë përfundojnë në pranga

Një rrahje masive kishte shpërthyer të enjten në shkollën e mesme “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë.

Tetë nxënës janë përfshirë në përleshje fizike ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

IndeksOnline ka pyetur policinë në lidhje me rastin, ku sipas tyre, në pranga kanë përfunduar pesë persona (të mitur).

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë ka thënë për IndeksOnline se të enjten, në rrugën “Xhemajl Mustafa”, jemi informuar për një përleshje fizike në mes të tetë personave meshkuj kosovarë (të mitur).

“Si pasojë e përleshjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit një dërgohet në mbajtje ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti./IndeksOnline/