Policia jep detaje për sulmin ndaj dy personave në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin që ka ndodhur mbrëmë ndaj dy personave në Mitrovicën e Veriut.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se dy kosovarët ishin sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku disa nga ta ishin me maska.
Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave kanë pranuar tretman mjekësor.
“Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/