75 Mall Live Search
08:24 / E Shtunë, 17 Korrik 2021 / OSH

Policia jep detaje për supermarketin që u kaplua nga flakët, asnjë i lënduar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm supermarketi “SuperViva” në Lipjan është kapluar nga flakët.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar nga ky rast.

Raporti i plotë nga Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci:

Rreth orës 05:40,  është raportuar për një objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Indeksonline/