75 Mall Live Search
10:51 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / MSH

Policia jep detaje për të arrestuarit që vodhen naftë në Suharekë

Në fshatin Mushtisht të Suharekës mbrëmë u arrestuan tre persona.

Të dyshuarit janë zënë në flagrancë duke vjedhur naftë nga rezervarët e antenave të IPKO-s.

Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dhënë detaje mbi të arrestuarit dhe rastin.

Sipas policisë, të arrestuarit janë: J.A., i datëlindjes 1988, R.A., i datëlindjes 1980 dhe L.A., i datëlindjes 1998.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet përkatëse policore dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, ku në cilësinë e provave materiale ka gjetur dhe sekuestruar gjithsej tridhjetë (30), bidonë të mbushur me naftë në sasi rreth (600) litra” thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe pastaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë.