75 Mall Live Search
10:19 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / SH

Policia jep detaje për “të fortin” në Istog që ua drejtoi armën policëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, stacioni policor në Istog, më 12.11.2025, rreth orës 13:15, derisa patrulla policore nё rroba civile ishte nё rrugën “Nёnë Tereza” nё Istog, kanё vërejtur njё veturё e cila ishte e ndaluar, ku nga zyrtarët policorë ёshtё kёrkuar qё tё kontrollohej, por i dyshuari ka ikur, duke mos respektuar urdhrin e policёve qё tё ndalej dhe ai gjatё ikjes ka nxjerr njё armё nga brezi dhe ua kishte drejtuar zyrtarёve policorë.

Zyrtarët policorë kanё nxjerrё armёt zyrtare, me qёllim tё evitimit tё rrezikut pёr veten e tyre dhe qytetarёt, ku atij i ёshtё dhёnё urdhёr verbal pёr lёshimin e armёs, me ç’rast ёshtё arritur neutralizimi dhe arrestimi i personit tё dyshuar, ku gjatё arrestimit ёshtё lënduar njёri nga zyrtarët policorë.

Nga i dyshuari janё sekuestruar: njё (1) armё zoraki kal 9mm dhe njё karikator i sё njёjtёs armёs.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje për 48 orё.