20:04 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për të moshuarin që u godit nga vetura në Prishtinë

(I plotësuar)-Personi i cili u godit nga vetura sonte në Prishtinë, është i moshës afro 70 vjeçar i cili ka pësuar lëndime trupore.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00 është raportuar një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Agim Ramadani’ prapa Teatrit, ku vetura e tipit Ford ka goditur këmbësorin, një mashkull rreth 70 vjeç i cili ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Borovci për Indeksonline.

Poashtu është shtuar se këmbësori është dërguar në QKUK dhe se aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit”, u shtua tutje nga Borovci.

…………………………………………….

Goditet nga vetura një këmbësorë në Prishtinë

Një këmbësorë është goditur nga vetura pak më parë në Prishtinë.

Aksidenti në fjalë saktësisht ka ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ apo njohur ndryshe si pjesa prapa Teatrit.

“Ka ndodhur një aksident, është i lënduar një këmbësorë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Agim Ramadani”,ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Më poshtë keni edhe fotografitë nga vendi i ngjarjes: