Policia jep detaje për të shtënat me armë në Smallushë të Lipjanit

Të shtëna me armë pati mbrëmjen e sotme në fshatin Smallushë të komunës së Lipjanit.
Rasti është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi deklaroi se rreth orës 18:44 kanë pranuar informatën se në Smallushë të Lipjanit ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri.
“Njësitet policore i janë përgjigjur thirrjes, në vend të ngjarjes kanë hasur dy persona të lënduar
në këmbë, të njëjtit janë transportuar për në QKUK”, tha ai.
Tutje Krasniqi shtoi se njësitet relevante policore janë duke bërë shikimin e vendit të ngjarjes./Indeksonline/