75 Mall Live Search
09:14 / E Enjte, 29 Janar 2026 / S Z

Policia jep detaje për të shtënat me kallashnikov në Podujevë: I dyshuari shtiu drejt dy burrave, u gjetën 6 gëzhoja

Policia e Kosovës në raportin ditor ka dhënë detaje shtesë lidhur me incidentin me armë që ka ndodhur dje në Podujevë, i cili shkaktoi panik te qytetarët.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu tashmë i arrestuar ka shtënë disa herë me armë automatike në drejtim të dy personave meshkuj, pa i qëlluar ata.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur gjashtë gëzhoja, ndërsa si pasojë e të shtënave janë shkaktuar dëme materiale në dy automjete.

Policia ka konfiskuar nga i dyshuari një pushkë automatike të tipit AK-47, së bashku me një karikator të mbushur me 15 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore.