Policia me detaje për therjen me thikë, në Pejë

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Pejë, pasi që ata dyshohet se kishin goditur me thikë viktimën mashkull kosovar, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se vrasja në tentativë ka ndodhur të shtunën në orën 22 e 15 minuta.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe pas operacionit gjendja e tij është stabile.
Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/