09:52 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për therjen me thikë të 16-vjeçarit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e therjes me thikë të 16-vjeçarit që ndodhi të mërkurën rreth orës 22 e 20 minuta në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima është goditur me thikë në këmbë nga një i dyshuar i cili pasi ka kryer veprën ka ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton Indeksonline.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Gjendja e tij, sipas mjekëve është stabile ndërsa me urdhër të prokurorit janë ndërmarr veprimet policore./Indeksonline/