17:11 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për therjen në Dragodan, një person në gjendje të rëndë

Pak minuta më parë Indeksonline raportoi për një përleshje në Dragodan ku një person është therur me armë të ftohët.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Indeksonline e ka konfirmuar rastin. 

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një përleshje ne rrugën “Ahmet Krasniqi” ne Prishtine. Ne këtë përleshje një person ka pësuar lëndime te renda trupore(nga arma e ftohte -thike). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë qe njësitet e stacionit policor qendra kane arrite te identifikojnë personat e dyshuar dhe janë ne kërkim te tyre.”, tha Ahmeti./Indeksonline/