75 Mall Live Search
00:01 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / OSH

Policia jep detaje për therjen tek “Banesat e Lesnes”, kjo është mosha e të lënduarit

Sonte në vendin e ashtuquajtur “Banesat e Lesnes” ndodhi një krim, ku një person u ther me thikë.

Zëdhënësi I Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një prononcim për Indeksonline dha detaje rreth këtij rasti.

“Ju njoftoj se me datën 11.11.2020 rreth orës 21:45, Policia ka pranuar informatën se një person është i therur me thikë, afër lokaleve të Lesnes. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në lokacion. Personi i lënduar është mashkull (viti i lindjes 1994) është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e ndodhjes së këtij incidenti”, u shprehë ai./Indeksonline/