75 Mall Live Search
17:08 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / Blerim

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin që raportoi pak më parë IndeksOnline  se afër Qeverisë së Kosovës ka ndërruar jetë një person.

“Rreth orës 16:00, është marrë informata për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën ” Fazli Grajçevci” në Prishtinë”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Ai ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe epika mjekësore emergjente, e cila ka konstatuar se trupi i një mashkulli rreth 70 vjeç është pa shenja jete.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.