75 Mall Live Search
10:57 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për vdekjen e të riut në Han të Elezit

Në një aksident trafiku, të ndodhur rreth orës 23:40 minuta , në fshatin Seqishtë , ka humbur jetën një person.


Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit
transportues me targa vendore S.K. ( m/sh/k 29 vjeçar ) , duke mos e
përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi
timonin duke dalur nga rruga,ku me këtë rast pëson lëdime të rënda.


Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë.


Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit.