75 Mall Live Search
09:08 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / A. M.

Policia jep detaje për vdekjen një punëtori nga Parteshi, ra në makinën për përzierjen e betonit!

Dje rreth orës 11:40 Stacionit Policor Partesh ka pranuar informacion se në fshatin Budrikë e Epërme, komuna e Parteshit se viktima mashkull, kosovar shqiptar, rreth 20 vjeçar derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës (fabrikë për prodhim të tullave dekorative) ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rastin për “Indeksonline” e ka konfirmuar Ismet Hashani.

“Viktima me urgjencë është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku edhe përkundër përpjekjeve të stafit mjekësorë, viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante, prokurori i shtetit dhe inspektori i punës.

Rrethanat se si ka ndodhur rasti po hetohen nga hetues të hetimeve rajonale Gjilan në koordinim me prokurorin e shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve  mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”. /Indeksonline/

fotoilustrim