75 Mall Live Search
18:45 / E Premte, 21 Tetor 2022 / MSH

Policia jep detaje për vetaksidentin në Dobrushë të Istogut

Indeksonline raportoi më herët për një vetaksident të ndodhur në Dobrushë të Istogut.

Ndërkohë, sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, vetaksidenti në fjalë ka pasoja.

“Diku rreth orës 17:35 në fshatin Dobrushë ka ndodhë një vetaksident. Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencë të spitalit rajonal në Pejë, dhe është jashtë rrezikut për jetë. Hetuesit e aksidenteve janë duke kryer shikimin e vendit të ngjarjes” deklaroi Gashi për Indeksonline.

Ndërkohë, Indeksonline ju sjell pamje nga ky vetaksident.