75 Mall Live Search
15:55 / E Diele, 16 Mars 2025 / Gj. Sh

Policia jep detaje për vetaksidentin në Drejë të Istogut

Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidentin në fshatin Drejë të Istogut. Të lënduarit po marrin tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës”.

“Mjeku kujdestar ka thënë se ata janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.