Policia jep detaje për vetaksidentin në Fushë- Kosovë, ku humben jetën dy femra

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:11 minuta në Fushë- Kosovë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy femra.
Sipas policisë vetura, e cila u vetaksidentua drejtohej nga një femër. Pas vetaksidentit drejtuesja e makinës e po ashtu dhe pasagjerja, janë dërguar në QKUK ku dhe është konstatuar që të dyja kanë ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion
“Fushë-Kosovë / 19.05.2025 – 22:11. Raportohet se ka ndodhur një vetaksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.