Policia jep detaje për vetëvrasjen në Prishtinë

Policia është deklaruar për vdekjen e dyshimtë që ndodhi sot në Lagjen Mati I në Prishtinë.

Agron Borovci, zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prishtinës, ka deklaruar për “Indeksonline” rastin në fjalë.
“Sot rreth orës 06:20 policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete.
Mbështetur në të dhënat e para nga vendi i ngjarjes dyshohet për vetëvrasje, përderisa policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, është shprehur ai. /Indeksonline/


