75 Mall Live Search
08:36 / E Enjte, 28 Shtator 2023 / MSH

Policia jep detaje për veturën e djegur në rrugën C

Indeksonline ka raportuar sot se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Rrugën C është djegur një veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe të Zjarrfikësve, të cilët kanë kryer punën e tyre.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila deklaroi për Indeksonline se vetura e përfshirë nga zjarri është djegur e tëra.

“Sot rreth orës 04:30, është raportuar se në rrugën “C” në Prishtinë , një veturë është përfshirë nga zjarri, e cila  është dëmtuar tërësisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar” ka deklaruar Ahmeti.

Zëdhënësja Ahmeti po ashtu pohoi se Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave mbi rastin.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes.