75 Mall Live Search
22:30 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për veturën që u dogj në autostradën Ibrahim Rugova

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me veturën e përfshirë nga zjarri në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar si pasojë e zjarrit, përpos dëmeve materiale.

“Rreth orës 20:40 kemi pranuar një telefonatë nga një qytetar, i njëjti ka qenë në lëvizje me automjetin e tij në zonën e Malishevës dhe ka parë një automjet që po digjej, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale dëme në njerëz nuk ka”, ka thënë Podrimaj./Indeksonline/