Policia jep detaje për veturën që u përfshi nga flakët në Gllarevë

Indeksonline ka raportuar për një veturë që është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë Pejë, saktësisht në Gllarevë.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoj së nuk ka të lënduar.
“Sot Policia është njoftuar për një veturë e cila është djegur ne fshatin Gllarevë. Fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar, vetëm dëme materiale”,ka thënë Rugova.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.