75 Mall Live Search
15:25 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / MSH

Policia jep detaje për veturën që u vetaksidentua në një pompë derivatesh

Një vetaksident trafiku ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Drejtuesi i një veture humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi ne ambientet e një pompe derivatesh, shkruan IndeksOnline.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti deklaroi se lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 13:00  është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Ahmeti.

Ajo shtoi se njësia rajonale e trafikut është duke u marrë me hetimet e nevojshme lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti.

IndeksOnline ju sjell pamje nga aksidenti: