Policia jep detaje për viktimën që e zuri rryma në Pejë

Një person ka ndërruar jetë dje në Pejë, pasi e zuri rryma duke punuar.
Indeksonline ka raportuar se bëhej fjalë për viktimën F.Zekolli, nga komuna e Skenderajit.
Ndërkohë, detaje lidhur me rastin ka dhënë edhe policia.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur diku rreth orës 10:15, dhe se viktima ishte dërguar në spitalin e Pejës, aty dhe ku kishte ndërruar jetë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar me një kamion, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike me ç’rast ka pësuar lëndime, viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës ku ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë.