75 Mall Live Search
22:35 / E Hënë, 05 Prill 2021 / OSH

Policia jep detaje për vrasjen në Drenas, ngjarja ka ndodhur në pyll

Pak minuta më parë, Indeksonline raportoi se një vrasje ka ndodhur në fshatin Gradicë të Drenasit.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se përveç një personi të vrarëm një tjetër ka mbetur i plagosur.

Raporti i plotë nga Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti:

Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit.

Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar.

Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj).

Njëti nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas,ndërsa  i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.

/Indeksonline/