75 Mall Live Search
08:52 / E Martë, 16 Shtator 2025 / AR

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj, në vendin e ngjarjes u gjetën katër gëzhoja

Një person ka mbetur i vdekur mbrëmë në Balaj të Ferizajt pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 19:42 dhe u iniciua si “Vrasje”, ndërkaq i dyshuari është arrestuar.

Sipas Policisë, deri te rasti dyshohet se erdhi pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës.

Në vendin e ngjarjes u gjetën katër gëzhoja që dyshohet se janë shkrepur nga i dyshuari.