75 Mall Live Search
22:31 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / OSH

Policia jep detaje për vrasjen në Pejë

Sonte në Pejë janë vrarë dy persona, derisa një tjetër është plagosur.

IndeksOnline ka raportuar se të vdekur kanë mbetur Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj.

Lidhur me këtë rast detaje kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.

“Sot me datë 08.09.2021, rreth orës 20:20, Policia është informuar se në afërsi të shkollës ekonomike Ali Hadri në Pejë, ka të shtëna me armë zjarri, si pasojë e te shtënave 3 persona kanë pësuar lendime të njejtit janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e dy viktimave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjës kanë dal të gjitha njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe Prokurori i shtetit, për të kuptuar se si ka ardhur deri te ky rast. Informata shtsë mund të jepen pas zhvillimit të hetimeve. Me respekt, Zyra për Informim Pejë”.