75 Mall Live Search
11:58 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Policia jep detaje për vrasjen në tentativë mbrëmë në Gjilan (Foto)

Indeksonline ka raportuar mbrëmë për të shtëna me armë në qendër të qytetit të Gjilanit ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Por sipas raportit të policisë sot, tashmë është arritur në arrestimin e tre personave të dyshuar lidhur me këtë rast, transmeton Indeksonline.

Më poshtë keni detajet e dhëna nga policia lidhur me këtë rast:

I dyshuari mashkull ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një kafiterie, ku ka qëlluar viktimën i cili ka qenë në kafiteri. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është liruar. I dyshuari është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Njësiti policor ka arrestuar tre meshkuj të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja të armës. Janë konfiskuar edhe dy vetura të personave të dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit tre të arrestuarit dërgohen në mbajtje.

Raportimi i mbrëmshëm

http://indeksonline.net/te-shtena-me-arme-ne-gjilan-foto/