11:27 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për zarfin kërcënues ndaj çiftit të famshëm

Një zarf i ardhur në adresë të Princ Harryt dhe të fejuares së tij Meghan Markle ka vënë në alarm Pallatin Mbretëror në Angli. Zarfi siç u zbulua ditën e djeshme kishte një pluhur të bardhë i cili fatmirësisht nuk rezultoi të ishte i dëmshëm.

Sigurisht që ngjarja është marrë seriozisht dhe po merren masa ekstreme per sigurinë e të gjithë familjes.

Por nga hetimet e para sipas Evening Standard raportohet se letra përmban nje mesazh racist. Gjithashtu e njejta gazet ka shkruar se zyrtarët e policisë kundër terrorizmit janë thirrur menjëherë pasi letra u pranua me 12 shkurt në një zyrë në Pallatin St James, në qendër të Londrës.

“Substanca, pas analizave të kryera, rezultoi e parrezikshme. Po hetohet gjithashtu edhe për një pretendim në lidhje me disa mesazhe dashakeqëse në të njëjtën pako”,- thuhet në deklaratën e policisë.