75 Mall Live Search
10:41 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / S Z

Policia jep detaje për zjarrin në “Gate Club”: Nuk ka të lënduar, zjarri përfshiu edhe një objekt në afërsi

Një zjarr i madh ka përfshirë  “gate Club”, në orët e para të mëngjesit të sotëm.  Zjarri tashmë është lokalizuar. Nuk raportohet për të lënduar, derisa dëmët materiale janë të konsiderueshme. E lidhur me rastin detaje për Indeksonline ka dhënë zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit dhe se policia dhe zjarrëfikësit menjeherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se zjarri është lokalizuar.  Sipas tij zjarri ka prekur dhe një objekt tjetër në afërsi të lokalit që po digjej “Gate Club”.

Ndërsa për shkaqe sigurie Borovci ka thënë se janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes. Ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.    

 “Rreth orës 05:15, është pranuar informata se në rrugën “Epiri” në Prishtinë, një lokal është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci./Indeksonline/.