75 Mall Live Search
20:03 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për zjarrin që kaploi restaurantin në Prevallë

Një zjarr masiv përfshiu sonte një restaurant të njohur në Prevallë. Indeksonline raportoi për këtë rast, duke sjellë edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Detaje për zjarrin ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi. Ai në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se nuk ka të lënduar.

“Bëhet djalë për restaurantin ‘Te Syla’, njësitet e zjarrfikësve gjenden në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet policore, po ashtu edhe një ekip të KEDS-it. Nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, njësitet e përmendura ende janë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është nën kontroll. /Indeksonline/