Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu banesën në Prishtinë

Një zjarr që dyshohet se u shkaktua nga nxemsja elektrike ka përfshirë një banesë në lagjen Tophane në Prishtinë.
Sipas policisë, zjarri është lokalizuar dhe nuk ka asnjë të lënduar.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm. Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, thuhet në njëftimin e Policisë dhënë për Indeksonline.

Indeksonline ka raportuar nga vendi i ngjarjes duke iu sjellë pamje ekskluzive. /IndeksOnline/