Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu depon e një shkolle në Istog
Depoja e një shkolle ku ishin të vendosura drutë për ngrohje është përfshirë mbrëmë nga zjarri.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin dhe përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar apo të dyshuar, transmeton Indeksonline.
Rastit në fjalë i janë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe eksperti i zjarreve. Rasti me vendimin e prokurorit është iniciuar dhe mbetet nën hetim, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/