75 Mall Live Search
14:42 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / P M

Policia jep detaje për rastin e gruas së zhdukur nga Deçani

Policia e Kosovës po i vazhdon hetimet intensive për rastin e një gruaje të zhdukur nga fshati Lëbush i komunës së Deçanit, e cila nuk është kthyer në shtëpi që nga data 2 Dhjetor. Rasti është raportuar nga familjarët në stacionin policor të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë edhe detaje ër rastin e zhdukjes së gruas nga fshati Lëbush e Deçanit.

Ai ka treguar se më 6 dhjetor rreth orës 10:40, ankuesi ka ardhur në stacionin policor të Deçanit dhe ka raportuar se e ëma kishte dalë nga shtëpia më 2 dhjetor rreth orës 09:00 dhe nuk është kthyer që atëherë, pa dhënë ndonjë informacion për vendndodhjen e saj.

“Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është regjistruar si një rast i personit të zhdukur, ndërsa hetimet dhe kërkimet vazhdojnë intensivisht. Deri më tani janë intervistuar pesë persona, por ende nuk është identifikuar lokacioni ku ndodhet ajo”, tha Gashi, për IndeOnline.