23:41 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Policia jep detaje për incidentin tek QNR, shkak – mosmarrëveshja në trafik

Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur se dy persona janë ndaluar në stacionin e policisë pas një mosmarrëveshje në trafik.

Ai për IndeksOnline tha se rasti ka ndodhur në ora 22:20.

“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast,në të cilën kanë qenë të përfshira dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre.

Rasti, sipas të dhënave fillestare ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP “Jugu” në Prishtinë”, tha ai.