Policia jep detaje për rrahjen e të rinjve, një person dërgohet në QKUK

IndeksOnline ka raportuar për një rrahje mes disa personave në Prishtinë në mbrëmjen e sotme.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast.
Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, për IndeksOnline ka thënë se një person (mashkull,), është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person (mashkull,), është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo./IndeksOnline/