75 Mall Live Search
19:16 / E Diele, 19 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Policia jep detaje rreth aksidentit në rrugën Pejë-Prishtinë, u lënduan tre persona

Indeksonline ka raportuar për një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku janë përfshirë tre vetura.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ku tregojë se si pasojë janë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Pak para orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore është duke u marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

Indeksonline ju sjellë pamje nga ky aksident: