75 Mall Live Search
20:53 / E Shtunë, 15 Shkurt 2025 / MSH

Policia jep detaje rreth aksidentit në Vitomiricë të Pejës

Një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur mes vete në një aksident që zuri vend në Vitomiricë të Pejës.

Burime të Indeksonline pohojnë se aksidenti në fjalë ka rezultuar me të lënduar.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga drejtoria rajonale e policisë në Pejë.

Zëdhënësi Driton Rugova tha për Indeksonline se lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës.

“Sot rreth orës 19;20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore – i njëjti është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova./Indeksonline/