22:54 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje rreth kërcënimit të deputetit Fisnik Ismajli

Fisnik Ismajli është kërcënuar sot rreth orës 19:52.

Indeksonline ka raportuar se Ismajli për po të njëjtin rast ka njoftuar edhe organet e hetuesisë.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjatjes ku dhe ka takuar palën ankuese.

Kelani ka thënë se kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore.

“Mund të konfirmojë që me datën 29.01.2018 rreth orës 19:52 është pranuar informata për një rast kanosje të ndodhur në rr. “Ali Kelmendi”- Prishtinë. Njësia policore menjëherë ka shkuar në atë lokacion dhe ka takluar palën ankuese, i cili ka deklaruar se ka pranuar mesazhe/foto kërcënuese dhe ndihet i kanosur. Policia ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore lidhur me rastin. Vlen të potencohet se në atë lokacion janë angazhuar edhe hetuesia dhe forenzika për të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Kelani për Indeksonline.