75 Mall Live Search
16:16 / E Premte, 01 Gusht 2025 / Burim

Vdekja e 57 vjeçarit në QKUK, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se sot në QKUK ka vdekur punëtori 57 vjeçar i cili me datën 19 korrik derisa ishte duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë kur kishte rënë nga kulmi.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, policia ka bërë të ditur se viktima vdiq disa ditë pasi ka rënë nga kulmi ku ishte duke punuar te disa familjarë në nj fshat të Vushtrrisë.

Tutje, policia ka iniciuar rastin si “Vdekje e dyshimtë”.

“Me datë 19.07.2025, policia në Vushtrri është njoftuar se një person derisa kishte qenë duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë, kishte rënë nga kulmi dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Emergjencës në Vushtrri dhe më pas është transportuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Prishtinës”.

“Që nga ajo datë, deri sot me datë 01.08.2025, ka qenë duke marrë tretman mjekësor ndërsa sot është pranuar njoftimi se viktima mashkull i moshës 58 vjeçare, shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën. Me urdhër të prokuronit, rasti është iniciuar ,,Vdekje e dyshimtë” ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.