75 Mall Live Search
08:20 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / MSH

Policia jep detaje rreth zjarrit që u përhap te tregu i gjelbër, në Prishtinë

Disa lokale të vogla janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Incidenti ka ndodhur pranë tregut të gjelbër, në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha për IndeksOnline se policia u njoftua për zjarrin rreth orës 05:40 të mëngjesit.

“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi Ahmeti./IndeksOnline/