Policia jep detaje se çfarë u gjet nga KFOR-i amerikan në Banjskë

Në Rekë të Banjskës është raportuar se KFOR-i amerikanë në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara.
Siç njofton Policia e Kosovës KFOR-i hasi në disa mjete të dyshuara dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur edhe konfiskuar uniforma ushtare, granta dore, tre karikatorë, shokë bomba e fishekë.
Njësitë policore menjëherë kane reaguar ne lidhje me këtë rast ku me pas kane konfisuar mjetet e dyshimte si ne vijim:
1. Uniforma ushtarake,
2. 3 gjoksore për mbajtje te armatimit,
3. 1 pale pantallona ,
4. 3 jakne
5. 1 maice
6. 3 granata dore,
7. 3 karikator te zbrazet te armës se gjate,
8. 2 shok bomba
9. 1 bombe ndriquese
10. 28 fisheke te armes se gjate.
Ne vendin e ngjarjes kane dal të gjitha njesitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Rasti nën hetime./IndeksOnline/