75 Mall Live Search
09:56 / E Premte, 05 Maj 2023 / k.v

Policia jep detaje shtesë për grabitjen e djeshme në Prishtinë (Foto)

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të enjten rreth orës 13 e 30 minuta në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Shuma e grabitur nga personi i armatosur ishte rreth 1 mijë euro, transmeton IndeksOnline.

I dyshuari ndodhet ende në arrati ndërsa hetuesit e policisë po merren intensivisht me rastin.

“Prishtinë 04.05.2023 – 13:36. Ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se një person i panjohur nën kërcënimin e armës i kishte marrë rreth 1000 euro para të gatshme. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.

Zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmetoi ka thënë për IndeksOnline se policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e arrestimin e personit të dyshuar./IndeksOnline/